-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nxjerr dosjen: Tre burimet e shpalljes sime “non grata” nga Britania

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme në një konferencë të posaçme për çështjen e shpalljes “non grata” nga Britania e madhe.

Pse i paraqes këto materiale? Sepse cdo shqiptar duhet të kuptojë se cfarë po ndodh me kombin e tij. Një të vërtetë të tmerrshme. Kjo e vërtetë u pa qartë në shpërthimin e skandalit “McGonigal” në grabitjen që iu bë vulës së PD-së në prag të zgjedhje me insistimin e Yuri Kim dhe vullnetin e hekurt të Ramës. Opozitës po i bëhet sulm me qëllim për ta asgjësuar. Sulmin po e organizon vetë Rama dhe Soros” tha ai.

Ish-kryeministri tha se bazuar te dosja që ka marrë nga Britania, shpallja non grata e tij është bazuar në tre burime të cilat i listoi dhe që sipas tij kanë një emërues të përbashkët. “Cilat janë dokumentet për shpalljen time non grata? Sot do i paraqes.

Tre janë burimet, ku është bazuar vendimi i Home Office britanik. Burimi i parë, Fondacioni “Shoqëria e Hapur” e George Soros. Burimi i dytë media dhe sponsorori i tyre është Soros. Burimi i tretë, akuzat e kundërshtarëve të mi, Rama, Veliaj, Basha. Akuza publike” tha ai.

Në 22 korrik të njëviti më parë ishte vetë Berisha që me anë të një deklarate në selinë blu zbuloi se ishte shpallur “non grata” nga Britania e Madhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit