Euro shkon nga pikiata në pikiatë. Leku e ka nisur këtë javë me një forcim të mëtejshëm në kursin e këmbimit ndaj Euros dhe valutave të tjera kryesore.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 102.36 lekë, në rënie me 0.99 lekë që nga fundi i javës së kaluar.
Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Euro-Lek ka arritur një rënie prej 12.7%. Gjithashtu Dollari, Paundi dhe Franga kanë pësuar rënie.
Flukset e turizmit, por edhe paraja e zezë e kanë zhvlerësuar vazhdimisht valutën europiane duke goditur eksportuesit, por edhe rezervimet në euro për pushimet.