-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anila Hoxha: SPAK kërkoi leje për Ahmetajn, deri tani i “arrestuan” shtëpitë

Kryesoret

Date 7 korrik 2023- SPAK kërkon nga Këshilli I Mandateve lejim për mase sigurie në gjykate ndaj Arben Ahmetaj dhe lejim kontroll banese

Date 11 – 12 korrik 2023- 10 anëtarë të Këshillit të mandateve dëgjuan provat ndaj Arben Ahmetaj, ish zëvendës kryeministër dhe po ashtu dëgjuan edhe avokatët e tij

14 korrik 2023 – me urgjencë parlamenti jep 117 vota pro SPAK që ti drejtojet gjykatës antikorrupsion.

14 korrik 2023-  Në të njëjtën ditë, Arben Ahmetaj dërgoi letrën e parë si një black falling star, me plot kuptime e nënkuptime, sa nga prerja e kokës së Luigjit XVI , tek Zoti që e di të vërtetën dhe me fund  “To be continued…”

15 – 16 korrik 2023 – pushim fundjave…………

17- 18 2023- ASGJË NUK NDODH . AS VENDIM GJYKATE. AS TË KËRKUAR. AS MASË SIGURIE PËR ARBEN AHMETAJ. Vetem ca banesa qe dalin ne dosje . Urime se mund te ishin arratisur edhe ato

Por dosja e cila shëtit shëtit sirtarë më sirtarë, e penë në penë, dosja me interesin më të lartë public për momentin sepse ka të akuzuar  numrin dy të qeverisë deri dje, kthehet top secret dhe pa asnje zhvillim thelbesor.

Cështja për të cilën , ne dime emra  e mbiemra ku udhëtuan kush I qerasi me luks e kush me vila, si I thërrasin me nofka e ku janë miq e ku janë armiq, mbulohet pas spektaklin nga  KODI OMERTA.

Edhe SPAK edhe Gjykata e Posacme që kanë detyrimin të informojnë se cfarë ndodh me cështjen që publiku kërkon informacion mbështillen nga një secret  I ëmbël përballë bujës atje jashtë me të akuzuar që nuk mbarojnë. Dhe Ahmetajn që dërgon letrën e dytë përmes facebookut.

Por cfarë është secret?

Kur ka dëshmitarë drejtësie. Kur veprohet me metodat speciale të hetimit. Kur masa e sigurisë shpallet pa dijeninë e të dyshuarit I cili nuk e di se sakaq prukuroria dhe më pas gjykata kanë vendosur për të. Por jo Arben Ahmetaj që prej gushtit 2022- ka patur gjithë kohën e Zotit të marrë provat që do e të lërë ato që si do.

Dhe për një rast ku SPAK I ka provat mbi tavolinë, aty nuk gjenden në asnjë gërmë të dhëna për spiunazh e as për sigurinë kombëtare, por vetëm për personazhe politico biznesi të lidhur si fijet e merimangës dhe  të dhënat e të cilëve janë bërë publike , nuk ka më secret. Ka punë me tellallë

A dëmtohet hetimi pasi dosja u dorëzua në Këshill të Mandateve?

Që SPAK ka probleme me komunikimin public, kjo është evidente. Mjafton të klikosh për njoftimet e zyrës së shtypit , dhe pavarësisht rëndësisë së cështjes aty shikon se sin ë vend të Vangjush Dakos janë arrestuar gërmat V.D, e po ashtu gërmat L.K për ish ministrin Lefter Koka apo dhe të tjerë për të cilët hetimi dhe shjellimi për shkak të interestit të lartë public, por edhe për të ruajtur prezumimin e pafajësisë duhet të ishte në nivelin më të lartë. Sepse interesi I publikut prevalon

Me metodën rrite temperaturën dhe fshihu pas sekretit, njëherëzi rrit spekullimin, rëndësinë e faktit e pse jo edhe pazarin . Për tu kthyer tek vera e dytë e Arben Ahmetaj, mbasi SPAK na mbajti një vit në suspancë.

Vërtet duhet të besojmë se po  mblidhen ende prova secrete, tepër secrete, mbani frymën njerëz, kur këshillit të mandateve ju lanë mbi tavolinë 320 faqe të titulluar “ relacion dhe provat”?

Vërtetë duhet të besojmë se ne publiku e dëmtojmë atë hetimin që në këtë rast , me kohën që po ikën  dhe prej datës 7 korrik ska asnjë vendim nga gjykata, duhet të besojmë po ashtu se procedurat e stërgjatura nuk I japin oksigjen sa e sa emrave të tjerë në atë tavë?

Përse nuk po del masa e sigurisë ndaj ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj dhe e cdo personi tjetër të cituar në dosje , qofshin biznesmenë me lidhje politike , apo edhe politikanë të tjerë? Sakaq po qëndrojmë në facebook, aty do lexojmë letrat e atyre që do ikin që do luajnë kungulleshkash

Sa për interesin public :  në kushtet e pritshmërive , një ditë më parë edhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve bëri gati 30 vende pranë 313.

Me siguri dosja ka marrë dhenë ngado. Organi procedues përpara një cështjeje me vëmendje të shtuar , për më tepër kur këto prova I ka paraqitur para një audience me deputetë, duhet që po në kushtet e urgjencës të shpejtonte. Spo ndodh.

Cfarë ka ndodhur? – Pasi u votua në parlament dhe ju la dorë e lirë, SPAK me vendim gjykata ka “ arrestuar “ shtatë banesat e përmendura në relacion. Mungon kërkesa për Arben Ahmetaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit