Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Balla në këtë takim ka kërkuar që të merren të gjitha masat që i takojnë Policisë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Gjithashtu ai shtoi se masa duhet të merren edhe për të intensifikuar punën për goditjen e grupeve kriminale dhe pastrimi e zonave të thella nga kultivimi i lëndëve narkotike.
“Na duhet vëmendje e shtuar ndaj fenomenit të ndërtimeve pa leje në qendrat urbane e ato turistike. Nuk duhet të ketë asnjë tolerim”, tha ministri Balla.