-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veteranët pas takimit me Osmanin: Do të ndjekim rrugët ligjore për pagën minimale

Kryesoret

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL e UÇK-së pas takimit me presidenten e vendit Vjosa Osmani thanë se do të shikojnë të gjitha rrugët ligjore që të parandalojnë hyrjen në fuqi të Ligjit për pagën minimale.

Kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari tha se do të mbajnë protesta që të bllokojnë punën e parlamentit të Kosovës.

Sipas tij, para presidentes parashtruan kërkesat e tyre dhe presin nga Osmani që mos ta dekretoj ligjin.

“I dini qëndrimet e OVL e UÇK-së..Qëndrimi i përbashkët i joni është që të mbajmë protestë të bllokojmë tutje punët e parlamentit. I thamë çfarë kishim për t’ thënë presidentes dhe i bëmë kërkesë që mos ta nënshkruaj një ligj të tillë i cili i diskriminon veteranët e luftës. Besoj që edhe në përputhje me ligjet për këto kategori ka plotë shkelje dhe ne i thamë që do t’i shfrytëzojmë të gjitha kompetencat si dhe do të bllokojmë punën e kuvendit. …Këtu u shkel dinjiteti i kësaj kategorie….”, ka thënë Jashari.

“Kërkesa jonë ishte që Osmani mos të dekretojë dhe mos të nënshkruaj ligjin. Presidentja ka kabinetin e saj dhe paanshëm kanë me i pa të gjitha ato. Nëse e nënshkruan një ligj ‘do i vendosësh vetes një notë të keqe’,” ka thënë Jashari.

“Do të vazhdojmë dhe me rrugë ligjore e me protesta për të parandaluar këtë padrejtësi,” shtoi ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit