-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dogjën makinën në Vlorë, flet pronari: Punoj në ndërtim, s’di pse ma kanë bërë!

Kryesoret

Një incident i rëndë u regjistrua në orën e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës, ku tre makina u përfshinë nga flakët në zonën e njohur si Albano&Romina. Nga zjarri u dogjën dy makina dhe pjesërisht një e tretë.

Mësohet se, dy nga mjetet i përkasin Petref Nezhës dhe Nerizan Hoxhës. Ky i fundit, mjeti i të cilit u dogj i pari, thotë se nuk dyshon tek asnjë person dhe se nuk e di pse ia kanë bërë këtë gjë.

“Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin.”, tha Hoxha.

Panik në Vlorë, digjen tre automjete gjatë natës, tymi ‘pushton’ qytetin

Dyshohet se zjarri i është vendosur  Ford-it me targa AB 634 AP dhe nga flakët janë përfshirë edhe dy të të tjerat, një Ford që është djegur pjesërisht dhe një “Volkswagen”, e djegur plotësisht.

Kamerat e sigurisë kanë kapur një person me kapele që ka vendosur zjarrin në mjet dhe më pas është larguar. Dyshohet se autori është dëmtuar edhe vetë në tentativë për të ikur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit