-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miratohet me debate! Komisioni për Edukimin çon në Kuvend draftin për studentët

Kryesoret

Mes debateve dhe akuzave, komisioni i Edukimit miratoi projektligjin për studentët e mjekësisë. Studentët e Universitetit të Mjekësisë morën pjesë në mbledhjen e Komisionit të Edukimit, për t’iu bërë thirrje ligjvënësve që të mos e votojnë të enjten projekt/ligjin që i detyron të punojnë deri në 5 vite në Shqipëri, dhe më pas të pajisjen me diploma.

Të shqetësuar ata kanë theksuar se një pjesë e konsiderueshme e kolegëve të tyre kanë marrë masa për të shmangur vendimin e qeverisë, duke u transferuar që tani në universitetet private, me qëllim që të mos iu bllokohet diploma.

Pas konsultimit në komisione parlamentare pritet që në seancën e 20 korrikut, të fundit për këtë legjislaturë, të miratohet drafti për studentët e mjekësisë që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri deri në 5 vite pas diplomimit.

Ky është kusht i detyrueshëm për studentët që regjistrohen për herë të parë në Fakultetin e Mjekësisë vitin e ri akademik, ndërsa për studentet e viteve të dyta deri në të gjashta, detyrimi për të punuar është deri në 3 vite, ose mund të zgjedhin të paguajnë tarifën e studimit mbi 10 herë më shumë nëse kundërshtojnë mbajtjen e diplomës pas përfundimit të shkollimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit