-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS rrëzon dy kërkesat e PD-së për interpelancë dhe debat me Ramën për Ahmetajn

Kryesoret

Konferenca e Kryetarëve vendosi që të rrëzojë dy kërkesat e opozitës për interpelanca dhe mocion me debat me Edi Ramën ditën e enjte në Kuvend pasi u miratua kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt për dosjen e inceneratorëve.

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se kryeministri duhet të japë shpjegime për vendimet e shtetit për të ndalur pagesat për dy personat në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Kërkuan interpelancë dhe mocion me debat me kryeministrin Edi Rama. Por vendosën që të rrëzojnë të dyja kërkesat kolegët e shumicës. Fakti që dy mafiozët në arrati marrin pagesa cdo ditë për punë të pakryera nuk është një çështje urgjente.

Unë e kuptoj vështirësinë që ka Edi Rama si person i përfshirë, koka e inceneratorëve për të dhënë shpjegime në Kuvend. Interpelanca dhe mocioni me debat janë të parashikuara nga rregullorja në Kuvend dhe duhet të respektohet Kushtetuta.

Argumenti i tyre është që nuk ka urgjencë. Lindita Nikolla e ka futur Kuvendin në një rreth të rrezikshëm” tha Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit