-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rekordi historik/ Euro barazohet me Lekun!

Kryesoret

Pikiata vazhdon. Leku është “mbret” në treg. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro humbi për të dytën ditë radhazi pothuajse një pikë në kursin e këmbimit dhe u këmbye me 101.4 lekë, duke zbritur në një minimum të ri historik.

Zhvlerësimi i Euros me bazë vjetore ka arritur tashmë në 13.3%, ndërsa që nga fillimi i këtij viti kursi i këmbimit euro-lek ka rënë me 11.2%. Rënia e lirë e Euros po ndiqet me ritme të ngjashme edhe nga valutat e tjera kryesore.

Paundi Britanik u këmbye të martën me 118.05 lekë, duke prekur gjithashtu një minimum historik, për të dytën ditë radhazi. Paundi ka rënë me 14.3% me bazë vjetore dhe me 8.4% që nga fillimi i vitit.

Dollari Amerikan tashmë duket drejt rënies poshtë kuotës së 90 lekëve, në nivelin më të ulët që prej fundit të vitit 2008. Monedha e gjelbër u këmbye sot me 90.2 lekë, në rënie me 21.8% krahasuar me një vit më parë dhe me 15.7% që nga fillimi i vitit.

Franga zvicerane zbriti në vlerën e 105.02 lekëve, niveli më i ulët që prej vitit 2010. Franga është zhvlerësuar me 11.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 9.6% që nga fillimi i vitit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit