Një 31-vjeçare u arrestua nga policia në Tiranë pasi përplasi tre makina. Vajza ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu po lëvizte në krah të kundërt duke përplasur makinat e parkuara.
“A. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe në sens të kundërt me lëvizjen, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka goditur tre automjete të parkuara, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga” njofton policia.