-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret në Greqi, ja cilat janë zonat e rrezikuara më shumë

Kryesoret

Momente ankthi të madh kanë përfshirë Agios Charalambos Mandras me vatrën e zjarrtit që u shfaq në Dervenochoria.

Flakët po i afrohen shtëpive dhe evakuimet vijojnë. Efektivët e policisë kanë nxjerrë fëmijët nga shtëpitë dhe duke i mbajtur në krahë po i shpëtojnë nga flakët.

Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesi i Zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis, tha se zjarri më i rëndësishëm pyjor ku janë përfshirë një numër i madh mjetesh tokësore dhe ajrore është ai në Dervenochoria.

“Për momentin vatra po tregon vrull dhe po shkon drejt Panoramas, Paleochorit, Pournaria dhe Agia Sotirës, ​​për këtë arsye është lëshuar një mesazh nga 112 për evakuimin e banorëve drejt Mandrës.

Është ndaluar qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale Elefsinë e Tebës nga kryqëzimi i Mandrës deri në Tebë në të dy drejtimet. 250 zjarrfikës me 8 ekipe të reparteve të këmbësorisë dhe 75 automjete po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri, ndërsa qendra e lëvizshme e operacionit “Olympus” ndodhet në zonë për koordinimin e tyre. Nga ajri po operojnë 11 avionë dhe 9 helikopterë, njëri prej të cilëve është koordinator,” ka treguar Vathrakogiannis.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit