-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brukseli preu fondet, Krifca injoron BE-në: Ne vazhdojmë punën

Kryesoret

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka reaguar për herë të parë pas skandalit që ka përfshirë AZHBR-në, drejtori në varësi të saj, së cilës Brukseli i preu fondet, pasi po hetohen dosje të dyshuara për korrupsion. Krifca që në fjalinë e parë ka injoruar Bashkimin Europian.

Ministrja thotë se po reagon pas disa artikujve në media, kur në fakt, është vetë zyra e BE-së në Tiranë që deklaroi qartë se “fondet janë ndërprerë për shkak të hetimeve për korrupsion”. Më tej, Krifca shprehet se puna vazhdon.

Por si vazhdon punë, kur BE tha se janë ndërprerë fondet? Tani kujt duhet t’i besojmë? “Nisur nga disa publikime mediatike sqarojmë publikun, por sidomos fermerët dhe agropërpunuesit në lidhje me procesin e mbështetjes nga programi IPARD: Programi i mbështetjes nuk eshte ndërprerë. Puna vazhdon, programi vazhdon”.

Referuar hetimit që ka nisur në Bruksel prej disa muajsh, ministrja që ka qenë më parë në krye të AZHBR-së, thotë se pezullimi i faturës aktuale të rimbursimit një proces krejtësisht administrativ.

BE për “5Pyetjet.al”: Ka korrupsion! Kemi ndërprerë fondet për bujqësinë në Shqipëri

Autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të një pezullimi të faturës aktuale të rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve te radhës. Ky është një proces krejtësisht administrativ që lejon riverifikimin e sistemeve të kontrollit nga strukturat e akredituara të cilat do të marrin masat e nevojshme me qëllim vijimin normal të rimbursimit nga BE.

Keto janë procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara. Të gjithë strukturat shqiptare janë në bashkëpunim dhe në koordinim të vazhdueshëm me zyrën e OLAF dhe DG AGRI duke ofruar transparencë të plotë” thotë ministrja.

Çfarë është “IPARD”? Fondet që pezulloi BE, si nisi hetimi dhe heshtja e qeverisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit