Policia e Lezhës ka finalizuar megaoperacionin “Imazhi” ku bënë të mundur asgjësimin e 2918 bimë narkotike të llojit cannabis sativa.
Këto bimë që u gjetën të kultivuara në dy fshatra të rretheve Lezhë dhe Mirditë ku në fshatin Kashnjet u gjetën 2400 bimë ndërsa në fshatin Zall Xhuxhë u gjetën 518 bimë të tjera.
Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Policia e Lezhës po vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.