Ditën e sotme është gjetur i pajetë një 75-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga familjarët.
I moshuari mësohet se ishte larguar nga shtëpia prej ditësh dhe familjarët kishin denoncuar rastin në polici.
Ndërkohë sot i moshuari u gjet i pajetë në shtratin e lumit Devoll në fshatin Pishaj.
Nga kontrolli paraprak i trupit të 75-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.