-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtensionimi i situatës në veri, Von Cramon: Kurti duhet të pranojë planin 3 pikësh të BE-së

Kryesoret

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon ka zhvilluar një bisedë me kolegun e saj Peter Beyer ku temë e diskutimit ka qenë Kosova.

Cramon shkruan se të dy pajtohen se rruga për shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës është propozimi trepikësh i Bashkimit Evropian, të cilin e ka pranuar së fundmi pala kosovare.

“Peter Beyer, një koleg dhe mik i vjetër nga Bundestagu dhe unë patëm një bisedë të shpejtë për Kosovën.

U pajtuam që: rruga përpara për shtensionimin e veriut është zbatimi i planit tre pikësh të BE-së, përkrahja e forcave progresive në Kosovë, për të ardhmen e tyre evropiane dhe përparimi në dialog [me Serbinë]”, thuhet në postimin e von Crammon.

Përmes një marrëveshje të arritur më 1 korrik në Bratisllavë mes Zëvendëskryeministrit. Besnik Bislimi dhe Emisarit të Posacëm i BE-së, Miroslav Lajcak Kosova është zotuar të ndjekë hapat e përshkruar nga BE-ja për shtensionim të situatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit