-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova dhe Serbia sot në Bruksel, BE në kërkim të zgjidhjes

Kryesoret

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë qëndrojnë sot në Bruksel për takime në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Besnik Bislimi i Kosovës dhe Petar Petkoviç i Serbisë u ftuan nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Sipas burimeve të BE-së, janë dy qëllime kryesore që Lajçak do t’i ketë në bisedimet me shefat e dy delegacioneve.

I pari është fokusi në zbatimin e plotë të Marrëveshjes që shpie drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi – e arritur gojarisht në muajin shkurt në Bruksel – si dhe të aneksit për zbatim, i dakorduar në Ohër në muajin mars.

Qëllimi i dytë është të diskutohen hapat për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Për këtë, Kosova dhe BE-ja janë dakorduar në një takim të Lajçakut dhe shefit të delegacionit të Kosovës, Bislimi, shkruan REL.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit