-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mandati i Gjinushit, Akademia e Shkencave: Organet drejtuese i zgjedhim me votë jo me ligj

Kryesoret

Akademia e Shkencave ka reaguar në profilin zyrtar në “Facebook” pas miratimit të projektligjit për zgjatjen e mandatit të kryetarit, Skënder Gjinushit.

Në reagim theksohet se Asambleja e Akademisë i miraton vetë rregullat e funksionimit të saj, nëpërmjet Ligjit dhe Statutit të saj dhe organet drejtuese zgjidhen me votë dhe jo ligj.

Më herët, duke përdorur një klauzolë të rregullores së Kuvendit, ¼ e anëtarëve të komisionit kërkuan mbledhjen e Komisionit, pa vullnetin e kryetares Flutura Açka.

Açka në një reagim publik e quajti një akt antiligjor dhe një “puç në Parlament për të zgjatur mandatin e Skënder Gjinushit”.

Ajo e cilësoi mbledhjen “ilegale” dhe në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Parlamentit.

‘Puç në parlament’! PS zgjat mandatin e Gjinushit në krye të Akademisë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit