Të premten e kaluar Kuvendi i dha autorizim SPAK-ut që t’i drejtohej Gjykatës së Posaçme me kërkesën për të arrestuar ish-zv/ kryeministrin Arben Ahmetaj.
Po atë ditë, prokuroria dorëzoi kërkesën në gjykatë, por gjyqtari Erion Bani deri tani ka firmosur vetëm urdhër kontrollet në disa vila dhe apartamente.
Ende nuk dihet nëse ka një urdhër për arrestimin e deputetit socialist, tani pa imunitet. Prokuroria nuk ka dhënë asnjë informacion se çfarë u bë me kërkesën e saj që e kërkoi me ngulm në Kuvend.
Në fjalën e parë dhe të vetme për ish-numrin dy të qeverisë së tij, Edi Rama tha se dosja ishte voluminoze krahasuar me rastin e Saimir Tahirit në vitin 2017.
Por ndryshe nga asokohe, vetëm votoi heqjen e imunitetit të tij dhe jo përjashtimin nga PS-së sikur bëri me ish-ministrin e Brendshëm. Në tetor të vitit 2017, kryeministri, atëherë në mandatin e parë dhe tani në të tretin deklaronte.
“Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur të vërtetën e Saimir Tahirit, por për të bërë detyrat e mëdha që kemi për të qeverisur Shqipërinë.
Saimiri do të jetë deri në përfundim të këtij procesi një njeri i lirë dhe deputet i lirë për të bërë betejën e tij, ashtu si do ta mendojë ai jashtë forumeve të partisë dhe jashtë grupit parlamentar të PS”, thoshte Rama.
Sot nuk ka një qëndrim, distancim me vepra, jo me fjalë për Ahmetajn sikur ndodhi me Tahirin edhe pse u shpreh se dosja për ish-zv/kryeministrin ishte voluminoze krahasuar me “ministrin kampion”. Ai vazhdon që të jetë pjesë e grupit të Partisë Socialiste.

Faqja e Kuvendit, grupet parlamentare









