Ricky Martin ndodhet në Shqipëri që prej ditës së djeshme dhe ka nisur një tur në vendin tonë.
Më parë u bë me dije se ardhja e tij dy ditë para koncertit të 20 korrikut ishte pikërisht që të vizitonte vendin.
Temperaturat e larta të ditës së sotme Ricky i ka kaluar në qytetin bregdetar të Durrësit nga ku ka ndarë një foto me ndjekësit e tij të shumtë.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i tij i rradhës.