Artisti i njohur latin, Ricky Martin i cili ndodhet në Shqipëri prej ditës së djeshme ka vlerësuar publikisht popullin shqiptar duke i etiketuar si miqësor në Instagram-in e tij, ku ndiqet nga mbi 18 milion persona.
Gjatë ditës së sotme ai vizitoi qytetin bregdetar të Durrësit. Kujtojmë që Martin do të mbajë koncert nesër më 20 korrik në sheshin “Skënderbej”.