Paraditen e sotme është shembur me tritol një vilë 5-katëshe në Tiranë. Inspektorati e ka shembur me argumentin se preket nga projekti i “Unazës së Madhe”.
Familja ka kundërshtuar vlerën që shteti i ka dhënë si shpronësim. Sipas tyre është mjaft e vogël krahasuar me investimin që u hodh në erë.