-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 45-vjeçarit në Lezhë, policia: Kemi krehur zonën

Kryesoret

Pas ditën e sotme janë regjistruar të shtëna në Balldre të Lezhës ku ka mbetur i vdekur Nikolin Lekstakaj.

Ngjarja është regjistruar teksa viktima po dilte nga lokali kur 2 persona janë afruar me një makinë dhe kanë qëlluar me armë.

Ai ishte futur në një lokal për të blerë një coca cola në momentin kur ka dalë është qëlluar me armë ku ka mbetur i vdekur.

Ndërkohë ka ardhur reagimi i i policisë.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit