Një aksident është shënuar sot në Tiranë, në Rrugën e Dibrës, ku një qytetare me inicialet E. Sh., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar në vijat e bardha, 60-vjeçaren me inicialet Sh. B.
Si pasojë e përplasjes 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.