Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga pronarin e firmës së një guroreje, i cili akuzohet se nxirrte pa leje gurë në një gurore në fshatin Jergucat të Dropullit.
Bëhet fjalë për shtetasin Thoma Pirali, ndërsa është sekuestruar mjeti tip skrep me të cilin kryhej nxjerrja pa leje e gurëve.
Kanë qenë banorët e fshatit që kanë denoncuar në policinë e Gjirokastrës dhe menjëherë policia ka verifikuar rastin duke bllokuar mjetin e punës dhe vënë në pranga autorin.