Më shumë se 100 policë, veteriner dhe gjuetarë po marrin pjesë në operacion, i cili mbështetet nga helikopterë me kamera termike dhe një automjet special të blinduar për gjetjen e një luaneshe e cila besohet se bredh e lirë në jug të Berlinit që në orët e para të mëngjesit.
Menjëherë pas mesnate, policia ka marrë denoncime nga banorë të zonës, ndërsa autoriteteve iu është dorëzuar edhe një video përkatëse.
Që atëherë, policia e ka parë luaneshën të paktën dy herë, por nuk ka mundur t’i afrohet, ndërkohë që apelohet që qytetarët të qëndrojnë larg rrugës.
Deri më tani mbetet e paqartë se nga ka shpëtuar katërkëmbëshi, pasi nuk raportohet asgjë nga kopshtet zoologjike dhe cirqet që ndodhen në këtë zonë.