-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klodian Zoto nga arratia: Jam i pafajshëm! S’e njoh Ahmetajn

Kryesoret

Njëri prej dy bosëve të inceneratorëve, biznesmeni Klodian Zoto, i shpallur në kërkim prej vitit të kaluar ka kërkuar pafajësinë nga arratia, përmes avokatit të tij.

Zoto kërkoi pafajësi për akuzat kundër tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Avokati Ardian Leka tha se nuk besonte në një gjykim të paanshëm për klientin e tij, për shkak të lakimit të emrit të Zoto nga media dhe politika.

Dosja është paragjykuar në media nga politika. Nuk kam shpresë për gjykim të paanshëm” tha ai.

Pavarësisht qindra mesazheve që dolën, avokati këmbënguli se Zoto se njeh Ahmetajn.

Të pandehurit nuk njihen me njeri tjetrin, Klodian Zoto përveçse Mirel Mërtirit që e ka patur bashkëpunëtor, nuk njihte njeri tjetër.

Kush janë aktet që e bëjnë vendimin e koncesionit të paligjshëm? Vendimet janë ekzekutuar, janë marrë me VKM. Pse na duhet t’i marrim leje SPAK për të ekzekutuar vendime tashmë?” tha Leka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit