Tenisti Rafa Nadal zgjodhi për pushimet e tij këtë vit Greqinë dhe konkretisht Ishujt e Detit Jon dhe në Halkidiki ka themeluar të vetmen qendër tenisit Rafa Nadal në Evropë, ku fëmijët e vegjël mësojnë sekretet e tenisit.
Fillimisht, Nadal, i cili udhëton me jahtin e tij luksoz “Beethoven”, vizitoi Korfuzin ku shijoi bukuritë e ishullit si dhe ofertat e tij të kuzhinës.
Më pas, legjenda e tenisit spanjoll ka kaluar edhe pranë Meganisit ndërsa dje, të mërkurën, ishte në Itakë. Në ishullin e Odiseut, Nadal ka dalë për një shëtitje në Vathi ku në fakt ka vizituar edhe një supermarket për të marrë gjërat e nevojshme për udhëtimin e tij.
Sipas clubyacht.com, Nadal bleu jahtin luksoz “Beethoven” në vitin 2016, të cilin thuhet se e quajti pas dashurisë së tij për muzikën klasike. Jahti me të cilin ai lundron në Jon është një Monte Carlo Yacht 76 i ndërtuar në Itali nga kompania franceze Beneteau.
Siç thuhet në faqen në fjalë, jahti është një nga më të shiturit e kompanisë dhe thuhet se kushton rreth 2.5 milionë euro. Jahti 23.5 metra i gjatë mund të strehojë me lehtësi deri në tetë persona dhe dy anëtarë të ekuipazhit.