-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Korrupsioni një gangrenë në Shqipëri, parlamenti po mbyllet sot me një njollë turpi

Kryesoret

Jorida Tabaku foli në një prononcim për gazetarët e mbledhur jashtë sallës së Parlamentit, duke u fokusuar tek çështjet që pritet të diskutohen sot në seancën e fundit plenare për këtë sesion.

Tabaku tha se korrupsioni në këtë vend është kthyer në një gangrenë dhe se është shkaku kryesor se përse të rinjtë po largohen nga vendi unë.

Ajo komentoi gjithashtu edhe skandalin me fondet e BE në bujqësi, ndërsa nuk nguroi të sulmonte edhe mazhorancën, që sipas saj, po e mbyll këtë sesion me një njollë të madhe turpi.

“Diskutuam shqetësimin për lirinë e medias, presionin mbi gazetarët, kapjen e medias nga shteti. Po ashtu diskutuam korrupsionin dhe luftën kundër tij. Është korrupsioni arsyeja kryesore se pse të rinjtë po largohen sot.

Buxheti  i shtetit ka pasyur një dëm ekonomik prej miliona eurosh. Dosja e inceneratorëve është bërë një dosje me tre të pandehur nga drejtues të lartë të qeverisë.

Sai përket korrupsionit me fondet e BE kjo është tanimë diçka e vërtetuar nga OLAF.

Parlamenti po mbyllet sot me një njollë të madhe turpi. Ky parlament është mbledhur tre herë për interesat e dy personave, të cilët sot kërkohen nga drejtësia.”, tha ndër të tjera në prononcimin e saj Jorida Tabaku.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit