Seanca e sotme ka nisur me debate. Kryeministri Edi Rama mungon. Opozita kërkon interpelancë dhe mocion me debat për dosjen e inceneratorëve.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ndryshoi rendin e ditës duke sjellë debate të forta.
Sali Berisha me një pankartë me foton e qeverisë ku shkruhej “Mafia e plehrave” në duar u nis drejt foltores.
Garda ndërhyri me shpejtësi duke e rrethuar. “Garda, largohuni. Të dalë jashtë” reagoi Nikolla pas kërkesës së opozitës.