-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luçiano Boçi: Një maksiproces për inceneratorët

Kryesoret

Kështu u quajt procesi, i cili i dha goditjen fatale mafies siciliane në Itali dhe që krijoi premisën e kalim të Italisë në një projeksion tjetër politik, të shkëputur dhe në luftë me mafien.

Numri i të gjykuarve dhe vitet e dënimit ishin ekzemplare.

Rolin themelor e luajti drejtësia dhe i penduari Tomasso Buscetta, i cili rrëfeu personazhet, vrasjet e aferat kryesore të “Cosa Nostra”-s, duke u nisur nga vetë shprehja e tij: “Cosa Nostra”-n do ta mund ta dezintegrojë vetëm vetë “Cosa Nostra”

Përsëritja e këtij maksiprocesi në vite solli dhe dënimin e ish-Kryeministrit italian, Xhulio Andreoti, për lidhjet mafioze.

Ndërsa afera e inceneratorëve në Shqipëri, megjithëse tipike politiko-mafioze për nga dizajnimi e ekzekutimi e që ka vite që ka dalë në sipërfaqe, ende mbetet e trajtohet si një aferë e parcelizuar.

Ndërkohë, qartazi ajo është një ndërmarrje e pastër kriminale me personazhe VIP, deri Kryeministrin, ku kufijtë e krimit me politikën janë fshirë krejt.

Rasti i maksiprocesit që u ndoq më vonë nga “nisma e duarve të pastra” e Di Pietros, dëshmoi se ndryshimet e domosdoshme politike vijnë tashmë nga iniciativa e drejtësisë.

Afera mafioze e inceneratorëve së pari ishte një vepër e studiuar e me përfundime të përcaktuara të qarta:

  1. Impresionim të publikut me një problem akut që kërkon zgjidhje pa konsideruar paranë.

  2. Nëpërmjet kësaj koperture, të realizonte grabitjen më të madhe të fondeve publike. Më tej, përdorim i kësaj paraje për të përsëritur pushtetin, blerjen e medias, korruptimin e faktorëve të jashtëm e të brendshëm.

Afera e inceneratorëve nuk mund të zbardhet, duke e parë çështjen jashtë këtij krimi politiko-mafioz, por si pjesë e integrale të kësaj skeme që shkon dhe përtej inceneratorëve.

E njëjta është përdorur dhe për investimet e tjera publike, rrugët, energjinë, ujërat, bujqësinë.

Nuk mund të shihet kjo çështje si një pasojë e rënies në dorë të tyre tek një biznes kriminal (biznesi qëllim kryesor ka fitimin) që u favorizua nga një ose disa zyrtarë e pushtetarë për disa udhëtime jashtë shtetit.

Çdo njëri të ishte apo çdo zyrtar i përfshirë në skemë me dashje apo dashje do i nënshtrohej procedurës.

Përndryshe çdo reference kaq personale ngjan shumë qesharake dhe largon të vërtetën.

SPAK nuk duhet të hezitojë në këtë pikë. Ngërçi duhet kaluar dhe komplekset duhen shmangur.

Sepse që të ndërtoheshin inceneratorë jashtë çdo strategjie kombëtare dhe direktive evropiane duhej një arsye e madhe dhe normal një plan e miratim nga lart.

Kur nuk ekziston e që të jepeshin para pa hesap, duhej shpikur arsyeja.

Shpikësi është vetëm një: prestigjatori në krye të qeverisë. U shpik kështu emergjenca mjedisore. Pas kësaj portat e ferrit të inceneratorëve u hapën, madje deri aty sa me krenari një ministre bërtiste: nuk do ndërtojmë vetëm tre, do i bëjmë në të gjithë Shqipërinë.

Kur inceneratorët prodhuan pushtetin e 2017 dhe më pas të tjerë lokalë e qendrorë, entuziazmi mafioz nuk u zbeh as reshti, por dhe u shtua.

Ishte gjetur e përdorur mekanizmi i pasurimit dhe mbajtjes në këmbë të organizatës.

Nga inceneratori SPAK do gjejë formulën magjike që u shtri kudo.

Rama priste e vriste me fondet publike këdo që i dilte përpara. Bënte ndere gjigande si burrë i mirë e sikur pasurinë e paranë publike e kishte të pronë të vetën.

Brenda natës krijonte miliarderë dhe mbështetës politikë e godiste çdo kundërshtar, duke nënshtruar kësisoj nëpërmjet interesave të pista çdo biznes.

Shkresat firmoseshin paf, paf, paf si pa të keq me idenë se na mbron babloku. Se ai di çbën, se ai i di të gjitha. Se e mbështet “X”-i apo “Y”-i.

Kësisoj zinxhiri i zyrtarëve të implikuar në këtë aferë, është kaq i madh, sa nuk mjafton një jetë t’i marrësh tek e tek.

Pastaj, kështu çështja vetëm mjegullohet. Inceneratorët dhe korrupsioni galopant qeveritar e politik, kanë nevojë për maksiproces total që përfshin koncesionet dhe investimet publike, në qendër të të cilit është kupola me “rininë” tonë në krye.

Maksiproces që do i jepte fund sistemit të korruptimit qeverisës dhe do niste një epokë të re marrëdhënies se politikës me interesin publik, në mes të cilit qëndron drejtësia.

Përndryshe vendi do vazhdojë zvarritjen nën efektin e mafies politike-kriminale që qeveris, e propagandës së blerë dhe votës së blerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit