12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mali i Zi, nisin zyrtarisht bisedimet për formimin e qeverisë së re

Kryesoret

Përfaqësuesi i Lëvizjes “Europa Tani” dhe kandidati i mundshëm për kryeministër i Malit të Zi, Milojko Spajiç, nisi zyrtarisht të enjten bisedimet për qeverinë e re.

Fillimisht u bisedua me partinë e moderuar malazeze, “Demokratët” dhe me koalicionin “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, parti kjo e spektrit politik proserb.

Lëvizja, e cila fitoi më shumë vende në parlament, gjithsej 24 mandate, nesër pritet të zhvillojë bisedime me partitë e pakicave në Malin e Zi, dy koalicione shqiptare dhe me partinë kroate.

“Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare janë plotësuar kushtet që negociatat të nisin zyrtarisht. Parimet e propozuara do të jenë bazë për formimin e qeverisë dhe presim një kontribut konstruktiv nga partnerët e ardhshëm në procesin e negociatave.

Lëvizja “Europa Tani” synon krijimin e një qeverie të re që do t’i përkushtohet përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të Malit të Zi dhe përshpejtimit të integrimit evropian”, tha Spajiç.

Kryesia e Lëvizjes “Europa Tani” ka miratuar 10 parime për formimin e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi, të cilat u janë dërguar partnerëve të mundshëm në qeverinë e ardhshme, përveç Partisë Demokratike Socialiste të ish presidentit Milo Gjukanoviq dhe Lëvizjes URA të kryeministrit në largim Dritan Abazoviq, të cilët Lëvizja Europa Tani nuk dëshiron që të marrin pjesë në qeverinë e re. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit