-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paralajmërimi i frikshëm: Rusia mund të sulmojë anijet me civilë në Detin e Zi!

Kryesoret

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi të mërkurën se Rusia mund të zgjerojë sulmet ndaj objekteve ukrainase të lidhura me drithërat, duke vënë në shënjestër edhe anije civile në Detin e Zi.

Adam Hodge, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se zyrtarët amerikanë kanë informacione që tregojnë se Rusia ka vendosur mina detare pranë porteve të Ukrainës.

Hodge tha se Rusia kishte njoftuar se të gjitha anijet që shkojnë në portet ukrainase në ujërat e Detit të Zi do të konsideroheshin transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake dhe tha se informacioni i SHBA-së tregonte se Rusia kishte vendosur mina shtesë detare në afrimet drejt porteve të Ukrainës.

Ai tha se Rusia kishte njoftuar se të gjitha anijet që shkojnë drejt porteve ukrainase në ujërat e Detit të Zi do të konsiderohen transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake.

Vetë Ministria ruse e Mbrojtjes e bëri këtë paralajmërim, dy ditë pasi pezulloi pjesëmarrjen në marrëveshjen për transportin e drithit ukrainas përmes Detit të Zi.

Në një deklaratë të shpërndarë përmes aplikacionit Telegram, ministria thotë se duke filluar nga mesnata e 20 korrikut “të gjitha anijet që lundrojnë në ujërat e Detit të Zi drejt porteve të Ukrainës do të konsiderohen si transportuese të mundshme të ngarkesave ushtarake”.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, disa zona në Detin e Zi “deklarohen përkohësisht të rrezikshme për lundrim” dhe Rusia ka bërë paralajmërime se nuk garanton sigurinë për marinarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit