-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parlamenti “zien”! Rama reagon nga Twitteri: BE, vepro për Kosovën

Kryesoret

Parlamenti “zien” nga debati mes shumicës dhe opozitës, Edi Rama vendosi që ta bojkotonte ndërsa ka reaguar me një postim në rrjetet sociale për situatën në Kosovë. Kreu i qeverisë kërkon uljen sa më të shpejtë të tensioneve në veri dhe zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë.

Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël nga mosngritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë” shkruan ai.

Në Bruksel nuk pati takim trepalësh. Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njoftoi se bisedoi veçmas me kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.

 “Ne diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të Dialogut duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe uljen e tensioneve në veri. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, njoftoi zyrtari i BE-së përmes një statusi në Twitter.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit