Deputeti demokrat, Tritan Shehu, duke folur në seancën e sotme plenare tha se parlamenti po shkel çdo lloj procedure sa i përket rregullores dhe demokracisë së tij.
Ai i bëri thirrje kryeparlamentares Nikolla që të pranojë një përfaqësi të studentëve të mjekësisë në sallë që të sqarojë kërkesat e tyre, por kërkesa nuk u pranua.
“Ky parlament po mbyll edhe këtë sezon në shkelje të plotë të rregullores, procedurave dhe demokracisë së tij. Ky parlament vazhdon të censurojë mocionet me debat që ne kemi kërkuar.
Po shkelni procedurat për ligjet, siç është ai për kanabisin, po ashtu edhe ai për studentët e mjekësisë. Po kalohen procedurat, po kalohen etapat, duke kaluar çdo metodë demokratike.
Ju kërkoj që sot në respekt të studentëve shqiptarë, atyre të mjekësisë, të vendosim një përfaqësi të tyre që të vijë këtë në sallë dhe të na njohin me kërkesat e tyre.”, u shpreh në fjalën e tij Shehu.