Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e mëngjesit të sotëm, ku në katin e katërt të godinës së Gjykatës së Lartë, ra zjarr. Flakët përfshinë lokalin që ndodhet në këtë godinë, ndërsa mësohet edhe shkaku i zjarrit.
Sikurse raportohet në vendin e ngjarjes, shkak ka qenë ekspresi i kafesë, i cili ka shpërthyer në flakë menjëherë sapo është takuar nga punonjësi i lokalit, dhe më pas flakët janë përhapur me shumë shpejtësi.
Tym e flakë në mes të Tiranës, zjarr i fuqishëm te tarraca e Gjykatës së Lartë
Fatmirësisht, me ardhjen e forcave zjarrfikëse, u bë i mundur lokalizimi dhe shuarja e plotë e flakëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Tani po punohet për filtrimin e ajrit. Flakët nuk janë përhapur në ambiente të tjera.