Ikona e filmave aksion, Jean-Claude Van Damme, këto ditë e ka vizituar Kosovën për të qenë në ambientet e qendrës Prishtina Mall për të promovuar markën e orëve, “Helfer” nga Zvicra.
Gjatë kësaj vizite, pas një kohe të gjatë, aktori i famshëm hollivudian e ka takuar mikun e tij, Victor Hoxha, të cilin raportohet se dikur e kishte truproje.
“Ritakim pas 25 viteve, por tash në vendlindjen time, në Kosovë, me artistin e madh, mikun tim, Jean Claude Van Damme. Para 25 viteve takoheshim në Belgjikë. Edhe pse ka kaluar kohë pa u takuar, edhe pse me famë botërore, është shumë modest. Bisedat e shumta të para 25 viteve nuk i ka harruar, dhe sot e vazhduam aty ku i kemi lënë, atëherë, atë kohë”, shpreht Hoxha në një postim në Instagram.
“Takimet e tilla më frymëzojnë gjithmonë”, shkruan ai.
View this post on Instagram