Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në Durrës. I plagosur ka mbetur 36-vjeçari A.V ndërsa është bërë i mundur edhe arrestimi i autorit. Ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Durrës arrestuan shtetasin E. L., 41 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. V., 36 vjeç, i cili në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën” njofton policia.