Një grua në Argjentinë ka shpëtuar për fijen e perit pas përplasjes së 2 makinave teksa ajo po kalonte rrugën.
Aksidenti tronditës ndodhi kur gruaja po kalonte rrugën në një kryqëzim në qytetin La Plata.
Përplasja mes dy mjeteve ka qenë e rëndë dhe gruaja e tmerruar se është bllokuar mes mjeteve, ka “ngrirë” dhe nuk e besonte se kishte shpëtuar.
Autoritetet lokale thanë se gruaja dhe drejtuesit e mjeteve nuk u lënduan rëndë.