-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO- Momenti kur i dehuri përplasi makinën e policisë në Durrës

Kryesoret

Detaje të reja nga ngjarja që u regjistrua mbrëmë në Durrës në zonën e ish-Kënetës, ku pak ditë më parë u vranë dy fëmijë. Një makinë pa targa që drejtohej nga një tjetër i dehur, ashtu si herën e parë po qarkullonte me shpejtësi të lartë.

Policia i bëri shenjë që të ndalonte por shoferi nuk i është bindur dhe ka vijuar udhëtimin. Policia iu vendos në ndjekje. Drejtuesi i makinës në tentativë për të ecur mbrapa për t’u larguar pasi u bllokua është përplasur me makinën e Policisë.

Më pas është neutralizuar dhe është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Durrësit, ku pas testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur.

Përsëritet historia në Durrës, fatmirësisht pa viktima

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit