-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ahmetaj u “la targën”! Policia i shkon në shtëpi “për të larë gojën”

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme SPAK-u pasi mori konfirmimin final nga Gjykata e Posaçme i dorëzoi policisë urdhër arrestin për ish-zv/ kryeministrin Arben Ahmetaj që akuzohet për tre vepra penale në gjashtë episode korrupsioni, pastrimi parash dhe fshehje të të ardhurave në kuadër të hetimeve që nisën për dosjet e inceneratorëve.

Policia ka nisur kontrollet, por thjeshtë për formalitet, pasi bazuar te sistemi “TIMS” deputeti socialist ka dalë nga vendi. Gjithashtu avokati deklaroi javën e kaluar se ka ikur në Angli. Dhe vetë Ahmetaj u shpreh përmes dy postimeve në Facebook se nuk do të kthehet.

Por sipas ligjit, Ahmetaj kërkohet brenda Shqipërisë përgjatë tre javëve dhe nëse nuk gjendet në këtë periudhë, policia më pas ia përcjell dosjen Interpolit për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Akuzat për ish ministrin:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”

“Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer 6 herë

“Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një here

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit