Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme pranë fshatit Shen Vasil në Himarë.
Mësohet se një fuoristrada e një agjencie turistike është përmbysur në rrugë ku si pasojë ka mbetur i vdekur shoferi me 40-vjeçar Renato Bushaj nga Saranda.
Nga aksidenti janë plagosur edhe 2 pasagjerët ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spital.