Biznesmeni, Davide Pecorelli ditën e djeshme u shpall doktor në IT dhe inxhinieri automatizimi në Universitetin e “Campus të Città Di Castello”.

Ai u diplomua me rezultatin 79/110 ku në këtë ditë të rëndësishme shpalosi planet e tij më të reja.

Sipërmarrësi 48-vjeçar në vitin 2021 falsifikoi vdekjen e tij për 9 muaj të gjatë duke u strehuar në Shqipëri.

Ai ishte në kërkim të gjetjes së anijes së mbytur në ishullin Montecristo ku kishte si qëllim gjetjen e thesarit të pakapshëm.

Në fjalën e tij ai falënderoi Montecristo ku sipas tij besoi  gjithmonë tek ai. Pecorelli gjithashtu preku momentet e tij të vështira para se të vinte në Shqipëri ku ishte një biznesmen i mbytur ë borxhe.

“Isha një biznesmen me dy falimentime dhe nuk mund të paguaja as benzinën. Edhe sot pasuritë e mia janë sekuestruar të gjitha. Kur filloi kriza ime, me goditjen e fundit Covid, kisha mbi supe 50 punonjës dhe për rrjedhojë 50 familje.

Kur nuk mund t’i paguaja në fund të muajit, u ndjeva tmerrësisht , nga të qenit hero kaloni në ai që kujdeset. E nxjerr në sistem, i cili në vend që të të ndihmojë të fundos, me bankat që mbyllin rubinetat. Nuk është e drejtë që një njeri dhe një sipërmarrës të humbasë dinjitetin në këtë mënyrë,” tha i në fjalën e tij shkruan tuttogi.

Pecorelli gjithashtu njoftoi se së shpejti do të xhirohet një mini serial televiziv në aventurën e tij të jashtëzakonshme.