Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma dhe e dashura e tij Alessia janë grabitur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë ku jetojnë në Paris.
Këtë e ka konfirmuar një burim pranë çiftit, shkruan ANSA. Hajdutët kanë marrë mbi 500 mijë euro dhe janë ende në arrati.
Donnarumma dhe partnerja e tij janë dërguar në spital pas sulmit, ku u lidhën nga disa persona në banesën e tyre në lagjen e tetë të kryeqytetit francez.