-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Historia e trishtë e nënë Pashkës, dogji veten pasi varrosi djemtë e vrarë nga serbët

Kryesoret

Në mediat kosovar është rikthyer në vëmendje edhe një herë tjetër historia e trishtë e nënë Pashkës e cila pasi varrosi 2 djemtë e saj të cilët u vranë nga forcat serbe dogji veten.

Në vendin ku ajo vendosi të digjte veten u vendos një gurë ku tashmë ai është larguar nga pronari i tokës.

Liridon Marku, nipi i Nanës Pashkë ka treguar se pronari i tokës 20 vjet më parë me dëshirë lejoi vendosjen e gurit. Ndërkohë ai tani u ka kërkuar familjarëve ta heqin, për arsye fetare.

Sipas Markut, pronari i tokës e ka akuzuar familjen e Nanë Pashkës se duan ta bëjnë kishë aty.

Nipi i Nanës Pashkë tregon se deri në vitin 2003, Pashkë Marku ka pyetur djalin e madh të saj nëse ka marrë vesh diçka për dy djemtë e zhdukur.

Pasi trupat e tyre u gjetën dhe iu dorëzuan familjes, nipi i saj tregon se Nana Pashkë ishte e zotuar për t’ua kryer ceremoninë e varrimit pa i vajtuar ata.

Pak ditë pas ceremonisë ajo u distancua nga familja në kohën kur të gjithë ishin në gjumë dhe ajo ka shkuar te varret e dy djemve të saj të vrarë.

Nipi i saj tregon se ajo më pas e ka djegur vetën në vendin ku është vendosur guri, e që i bie në mes shtëpisë së Nanës Pashkë dhe varrit të djemve të saj.

Ai tregon se e kanë kërkuar për disa ditë Nanën Pashkë, derisa Policia e ka gjetur të vdekur në tokën afër shtëpisë.

Liridon Marku tregon se Nana Pashkë ka thënë se do të donte ta digjte vetën para Kuvendit të Kosovës, në kohën kur po kërkoheshin të zhdukurit në luftë, por kishte frikë se do ta ndalnin një veprim të tillë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit