Mes shumë debateve dhe pas një maratone që filloi prej orës 10:00 të paradites së të enjtes, në të hyrë të së premtes Kuvendi i Shqipërisë miratoi shumë projektligje që u kundërshtuan nga opozita.
Projektligjin për studentët e Mjekësisë ku i detyron ata të punojnë në vendin e tyre për 5 vite Kuvendi e miratoi me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim. Studentët e Mjekësisë do firmosin një marrëveshje që do punojnë në Shqipëri për 5 vite pas diplomimit.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 69 vota pro, 23 kundër e 3 abstenime pr/ligjin për kanabisin mjekësor. Kuvendi miratoi me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenim edhe pr/ligjin për Akademinë e Shkencave!
Kjo do të thotë se kryetarit aktual Skënder Gjinushi i lejohet një mandat i dytë, hiqet edhe kufizimi i moshës 75 vjeç. Projektligji u kundërshtua fort nga opozita, por shumica e kaloi.