Mbrëmjen e sotme policia ka njoftuar se rreth orës 19:00 ka marrë një telefonatë se 4 persona dyshohet të jenë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.
4 personat e mbytur janë 46-vjeçari, Arben Zogu dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu.
Gjithashtu është mbytur edhe nipi 20-vjeçar, Melsi Zogu.
Menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.
Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit.
/5pyetjet.al