Te dashur miq, po ju dergoj Videon e plote te paraqitjes se Relazionit per Ligjin e Kanabisit dhe te shkruar konkluzionet e tij dhe dy amendamentet:
KONKLUZIONET:
Ne keto kushte, mbasi paraqita vetem disa nga problemet, kontradiktat, pa qartesite, qe permban qofte edhe formalisht, kerkoj rrezimin e ketij projekt ligji sepse:
1- Ky projektligj vjen në shqyrtim në parlament në përfundim të sesionit të legjislaturës, si një përpjekje e dyshimtë për të kaluar sa më parë në mënyrë që të shërbejë për këtë legalizëm të kanabisit mjekësor dhe industrial. Dyshimet për një proces të qëllimshem shtohen dhe me faktin se Komisioni i Shëndetësisë, nuk i ka kompetencat dhe përgjegjësitë e plota, duke marrë në konsideratë se implikimet e këtij projektligji afektojnë Kodin Penal të RSH në kuadër të veprave penale që lidhen me trajtimin e kanabisit (të jashtëligjshëm).
2-Ngarkimi i Ministrise se Shendetesise me aplikimin e ketij aktiviteti eshte i pa kuptimte dhe e ben cdo gje te pa kontrollueshme. Ministria e shendetesise nuk ka as kapacitetet, as mundesite dhe as kompetencat qe te kete te “varur ne qafe” kete ligj, ashtu si dhe komisioni yne nuk mund te jete komisioni pergjegjes.
3-Tashmë është një fakt i njohur botërisht për efektet e rënda në sigurinë publike, në implikimet e në politikë, qeverisje, tendera publikë, ekonomi dhe cështje sociale e shëndetësore që ka sjellur masivizimi i prodhimit të jashtëligjshëm të kanabisit dhe përfitimeve të tij të pastruara në ekonominë e vendit. Këtu mjafton të përmendim raportet e fundit të OKB dhe Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me situatën problematike të drogës e kanabisit në vecori, ku Shqipëria renditet në 7 furnizuesit më të mëdhenj në rang global dhe furnizuesi kryesor për Europën nga vendet e rajonit.
4-Po ashtu duhet të përmendet fakti se ky nxitim për miratim i projektligjit ngre dyshime të qënësishme se mund të ketë implikime në kultivimin e paligjshëm aktual të kanabisit, qe sipas raporteve të partnerëve europianë viti 2022 dhe viti 2023 ka njohur një rritje eksponenciale kultivimi dhe trafikimi drejt BE nga Shqipëria. Kjo në fakt duhet të merret në konsideratë duke njohur implikimin e eksponentëve politikë si dhe rasteve të shumta të proceduara penalisht të funksionarëve të lartë të policë së shtetit me rrjetet kriminale të kultivimit të kanabisit. Ky projektligj duket te jete pregatitur për të legalizuar kultivimin dhe prodhimin e kanabisit, si dhe grupet kriminale me lidhje në politikë dhe institucionet e rendit në vend, qe merren me prodhimin e trafikimin e tij. Ne fakt “licencat” e parcelat jane shperndare e caktuar ketyre grupeve kohe me pare.
5-Dua te theksoj se Kanabisi mjekesor eshte vetem kopertura e sheqerosur per te shkuar te legalizimi i kanabisit si droge dhe i grupeve kriminale qe e kultivojne dhe e trafikojne. Kanabisi mjekesor ne vet vete ka nje perdorim shume te kufizuar ne mjekesi ne stadet e avancuara te tumoreve, HIV apo sclerozen multiple. Ai sot akoma eshte ne fazen eksperimentale shkencore e nuk ze vend ne asnje nga protokollet klinike te konfirmuara. Shqiperia nuk i ka kapacitetet teknike per dicka te tille. Po keshtu edhe tregu boteror nuk ka hapesira sepse sasite e perdorura per keto aresye kerkojne sasi shume te vogla. Vende te fuqishme si Italia kultivojne sasi shume te limituara per keto qellime nen kujdesin e ushtrise. Ndersa ne MV ku u aplikua nje ligj i ngjashem me kete, cdo gje degjeneroi ne veprimtari kriminale e trafiqe.
6-Sot perdorimi masiv i kanabisit eshte si droge me efekte te renda psiqike e intelektuale, shperthyes i skizofrenise ne shume raste e prekursor i drogave te forta. Ne Shqiperi ku perdorimi i kanabisit si droge prej moshave 12-13 vjec eshte masiv, ky ligj do te sherbeje edhe si nje promocion tjeter i kanabisit dhe me tej i drogave te forta. Te jeni te bindur se rastet e perdorimit dhe varesise jo vetem nga kanabisi, por dhe nga drogat e forta do te shtohen ndjeshem nga keto politika.
Fatkeqesisht deri tashti ne Shqiperi nuk egzistojne politika serioze, struktura te vecanta per te luftuar perdorimin e perhapjen e droges, vecanerisht te te rinjte. Dhe as qe do te kete te tilla. Nderesa me kete ligj po shkohet drejt disa politikave shume te rrezikeshme, majtiste-liberale per liberalizimin e perdorimit te droges. Dhe kjo kerkohet te kamuflohet me termat Kanabis mjekesor. Ka dhe ne disa vende eksperimente te tilla, por me kosto te larte. Te jeni te bindur se per vete karakteristikat tona, nivelin kulturor e social, nivelin e respektimit e zbatimit te ligjit, korrupsionit e kriminalizimit te shtetit, nga keto politika te pa pergjegjeshme e kriminale, cdo gje do dale jashte kontrollit dhe gjendja e rinise vecanerisht ne nivelin social, intelektual, psikologjik, produktiv etj do te perkeqesohet shume. Droga eshte dhe do te behet nje drame ne rritje per ata, familjet e shoqerine!
7-Nje ligj i tille nuk do te sjelle asnje perfitim ekonomik per vendin. Perkundrazi do te demtoje bujqesine e punen normale te fermereve e qytetareve, vecanerisht te rinjve, si dhe do te forcoje grupet kriminale e financat e tyre.
8-Nje nga qellimet e sjelljes se ketij ligji eshte roli amplifikues, qe ai do te kete ne « pastrimin » e parave ne vendin tone, fenomen shume shqetesues edhe tashme. Fenomen qe vecse demton ekonomine e vertete zhvilluese dhe e ve ate nen vartesin e krimit.
9–Po keshtu ky ligj jo vetem nuk do te sjelle asnje ulje te kriminalitetit, por dhe do ta zgjeroje, forcoje e rritur ate e kontrollin e tij ndaj shtetit, nepermejt « legalizimit » te tij, forcimit ekonomik, si dhe per shkak te rritjes se perdorimit te drogave, pra dhe te trafikut te tyre.
Në këtë kontekst ky projektligj dëshmon dhe një herë se maxhoranca qeverisësë nuk ka asnjë prioritet të godasë fenomenin e rrënjosur thellë të kriminalitetit nga kultivimi i drogave, por shkon më tej duke krijuar ligje a boshllëqe ligjore, qe favorizojne kultivimin e bimës së kanabisit, drogave e legalizojne grupet kriminale te tyre.
10-Keto hapesira e konfuzione ligjore jane shumë dimensionale edhe ne kete ligj, ku lidhen dhe me ceshtjen e kufirit maksimal të THC per kanabisin mjekësor dhe ate industrial. Për këtë të fundit ka përcaktuar kufirin teper te larte prej 0.8%, ndërsa për kanabisin mjekësor nuk ka kurrëfarë kufizimi.
11-Mos percaktimi i THC dhe parametrave te tjere per te ashtuquajturin “kanabis mjekesor” si bime apo si produket final perben nje rrezik te madh te droges canabis jo vetem brenda kufijeve te zakonshem te perdorimit si droge te kesaj substance, por dhe shume me keq. Ky kufi ne produktin final midis vendeve te BE eshte THC 5-8% dhe CBD 7,5-12%. Ndersa per kushtet tona niveli i THC per bimet ne terresi te kultivuara ne zonat e lejuara nuk duhet te kaloje 0,3%. Mos percaktimi i se paku ketyre parametrave eshte tejet e rrezikeshme. Aktualisht ne vendin tone, prodhohet dhe Canabis me THC shume te larte, mbi 20%, qe fillon te barazoje demet e canabisit me ato te drogave te forta. Po keshtu lejimi i THC deri ne 0,8 % per “kanabisin industrial”, kur kufiri europian eshte 0,3%, ben qe dhe nga kjo te mund te derivojne substanca me efekte “droge”, pra te perdoret edhe per qellime kriminale.
Gjykoj se keto hapesira dhe te tjera jane lene qellimisht, duke demostruar qellimin e mbrapshte te ketij ligji si ligji i “liberalizimit te droges” ne pergjithesi, me pasoja te pa parashikueshme. Prandaj do te ishte e domosdoshme percaktimi i qarte i te gjithe parmetrave biologjike e teknike, perpara se te fillonte licensimi.
12- Ky projekt ligj nuk mund te miratohet pa realizuar ndryshime ne Kodin Penal. Nisur nga hendeku ligjor në parashikimet vecanerisht të nenit 37 dhe 41 pika 1 të projektligjit i cili krijon paqartësi dhe kontradiktë e deri në krijimin e dyshimit që mund të interpretohet në mënyrë të qëllimshme për tu anashkaluar veprime të cilat brenda Kodit Penal klasifikohen si vepra penale.
13-Ky projektligj, sikundër i argumentuar më sipër, krijon interpretime dhe hendeqe institucionale midis institucioneve të ndryshme që zbatojnë këtë ligj, duke krijuar burokraci por dhe mundësi të dyshimta për korrupsion nga funksionarë apo nënpunës të ndryshëm.
14-Nëpërmjet këtij projektligji teper konfuz, me shume hapesira te qellimeshme interpretimesh te ndryshme, ndesh dhe Kodin penal, pasojave te tij, duket qartë dhe një herë që Shqipëria nuk është e përgatitur dhe nuk ka për të qënë e gatshme të arrijë të monitorojë në mënyrë të plotë veprimtarinë e këtyre fermave të kultivimit. Kjo pasi nuk ka as personelin e trajnuar për këtë treg të ri, por dhe në masë të madhe instrumentat e parashikuar nuk arrijnë të përmbushin misionin e tyre. Keto objeksione jane dhe ne materialin zyrtar te perfaqesise se Komisionit te BE, qe ne fakt e rrezon kete projekt.
15-Do te ishte pozitive sikur Qeveria ne vend te ketij ligji pro droges, te sillte nje ligj per te luftuar perhapjen e fenomenit te droges, edukimin e sensibilizimin e opinionit e vecanerisht te rinise per pasojta katastrofale te saj, organizimin e krijimin nen pergjegjesine e shtetit te qendrave per kete qellim, si dhe te atyre per reabilitimin e fatkeqeve, qe kane perfunduar nen “pushtetin” e droges, qendra te cilat mungojne terrresisht ne vendin tone.
Pra si perfundim kerkoj, te mos miratohet ky projekt ligj, ose se paku te filloje formalisht procesi nga ndryshimet ne Kodin penal duke ja kaluar per kompetence paresore Komisionit te Ligjeve e atij te Sigurise. Miratimi sic eshte i ketij ligji do te legalizoje “Republiken e Kanabisit”, forcoje grupet kriminale te trafiqeve e kriminalitetin ne terresi, do te kete efekte neagative ne imazhin e vendit, ekonomine, pastrimin e parave, jeten sociale, si dhe do te demtoje rende shendetin fizik e mendor te qytetareve, vecanerisht te te rinjve.
Amendamenti 1:
Neni 3, Perkufizime, pika 3 behet:
« Bime cannabis per qellime industriale », bima e cannabis-it, qe perfshinte gjitha pjeset e fresketa ose te thata te bimes dhe farat e llojit te cannabis sattiva dhe canabis ruderalis te varieteve, e cila kultivohet per qellime industriale, te permbaje jo me shume se 0,3% substance THC, sipas standarteve te BE »
Amendamenti 2
Neni 3 Perkufizime, pika 4 behet:
« Bime cannabis per qellime mjekesore », bime te kultivuara te varieteve te ndryshme me THC deri 0,3% te te gjitha pjeseve te saj, te variacioneve dhe nen llojeve te canabis sativa, canna, canabis indica dhe cannabis ruderalis, te perfituaranga kultivimi per qellime mjekesore dhe kerkime shkencore ne kushte te kontrolluara e leje speciale, sipas rregullave te parashikuara ne kete ligj, me produkt final me nivele te THC 5,8- 8% dhe CBD 7,5-12%. Respektimi i parametrat GMP te kultivimit e perpunimit sipas BE eshte i domosdoshem. Organet shteterore pergjegjese perpara fillimit te procesit te licensimit duhet te kene publikuar parametrat e tjere brenda normave te BE per bimen, farerat, kultivimin etj, qe duhen respektuar.