Një person është plagosur me armë zjarri në Kukës. Autorët janë dy vëllezër, kushërinj të tij. Sipas policisë G. M. 46 vjeç u konfliktua për motive pronësie me dy vëllezërit Xh. M. dhe A. M. të cilët e plagosën me armë zjarri në këmbë kushëririn e tyre.
“Në fshatin Shtiqen, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, Xh. M. dhe A. M. (vëllezër) kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën” thotë polica.
Policia thekson se efektivët janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje.