Digjet makina e zv/ kryeministrit shqiptar në Maqedoni, Artan Grubi. Ai e ka quajtur tinëzar dhe qyqar aktin e djegies së makinës të cilën ai e ka përdorur privatisht.
Në një reagim në Facebook, Grubi ka thënë se sulmet e këtilla nuk do e zmbrapsin për të bërë punën e tij. “Në politikë jam për të shërbyer dhe për të lënë gjurmë me punë e me vepra, e jo që të më terrorizohet familja, fqinjët dhe shoqëria.
Kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme i konsideroj si qyqare dhe tinëzar, por unë nuk e kam ndërmend të ndalem dhe të zmbrapsem nga puna dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëve”, tha Artan Grubi, zëvendëskryeministër.
Makina të cilën Grubi e ka përdorur privatisht është djegur mëngjesin e sotëm rreth orës 3.30 në Çair në afërsi të ndërtesës ku zv/kryeministri banon.