Të dielën e 23 korrikut do të mbahen zgjedhjet lokale në Rrogozhinë, e kur kanë mbetur pak orë para se qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit, punonjësit e Policisë kanë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore.
Nga drejtoria vendore e Policisë Durrës dhe Komisariatit të Policisë së Kavajës, janë ngritur grupet e drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate.
Nesër, rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës janë thirrur sërish në votime. Në garë do të jenë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.
Ky vendim u dha pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.